ARKATANA

Prezantohet projekti për rregullimin e shtratit të tre lumenjve dhe të rrjetit të ujërave të zeza‏

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit për fillimin e implementimit të projektit “Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka” që do të financohen përmes programit të kredisë së butë, “Soft Loan” të Qeverisë Austriake.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit në fjalën e tij në këtë prezantim publik ka falënderuar qeverinë e Austrisë dhe Kosovës për mbështetjen duke potencuar se ky projekt në vete ngërthen infrastrukturën kryesore për rregullim të rrjetit të kanalizimeve, ujërave të zeza dhe rregullimit të shtratit të lumit “Mirusha” e “Stanishorka”.

“Ky projekt është thelbësor për qytetin në përgjithësi dhe shpëtim në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Gjilanit të cilët prej vitesh përballen me problem të shumta që vien nga këta lumenjë dhe nga problemet me ujërat e zeza. Në afërsi të këtyre lumenjëve dhe përgjatë tyre sot kemi kundërmim të një ere të rëndë dhe shpeshherë edhe deponi të mbeturinave, kryesisht për shkak të degradimit total të këtyre lumenjëve. Më tre gusht ky projekt do të arsyetohet edhe para qeverisë dhe ministrave, sepse jemi të përfshirë në kuadër të programit “Soft Loan” që e ka realizuar ministria e Financave dhe është ratifikuar në Kuvend”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ai gjithashtu ka vazhduar më tej me detajet tjera duke potencuar se “tretmani i ujërave të zeza në Gjilan e ka fillimin e fundit të realizimit. Është projekt që ka kosto 13.2 milionë euro, për ta integruar dhe rregulluar gjithë sistemin e ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit dhe në disa fshatra në fqinjësi, sepse ato janë të lidhura gjeografikisht me Komunën e Gjilanit. Presim që Ministria e financave në fazën e parë të ndaj një buxhet prej 7.2 milionë euro për këtë qëllim. Është e paraparë që programi të nis dhe mbaron për një periudhë 24 mujorëshe, si afat jashtëzakonisht optimal”, ka thënë kryetari Haziri, duke potencuar se këta tre lumenjë në qytetin e Gjilanit, janë burimi kryesor i problemeve me ujërat e zeza.

ARKATANA

Ndërsa në fjalën e tij, Mendim Rugova, zëvendës ministër për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ka dhënë mbështetje këtij projekti duke potencuar që është me rëndësi të veçantë fillimisht për infrastrukturën e qytetit por në përgjithësi për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë përgjatë gjithë kësaj rrjedhe. Qeveria e Kosovës sipas tij është e angazhuar konkretisht në mbrojtjen nga ndotja dhe degradimi i lumenjëve, andaj siç ka potencuar ai nisma e Gjilanit është për tu mbështetur gjithmonë, sepse po bënë zgjidhjen e një problem në zemër të qytetit.

Ndërsa, Sinisha nga OSTAP, partner implementues i këtij programi, ka thënë se përkushtimi për zgjidhjen e problemeve që ka qyteti dhe qytetarët me një problem kaq të madh siç janë këta lumenjë, është përkushtim i kujdesit për të ardhmen e një vendi apo të një komune në këtë rast dhe qytetarëve të saj. Gjithçka do të vazhdoj në koordinim të plotë dhe sipas marrëveshjes që kanë dy qeveritë e dy vendeve ajo e Kosovës dhe Austrisë, në koordinim të vazhdueshëm me Komunën e Gjilanit dhe përfitues do të jenë qytetarët.

Ndryshe, prezantimi i projektit detal teknik është bërë nga Skender Bublaku dhe aspektet financiare për kreditë nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ku të pranishëm ishin kryetarët e këshillave të lagjeve dhe të fshatrave por edhe njohësve të kësaj lëmie konkrete./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.