HW

Prezantohet projekti i stadiumit “Gjilani 2020”

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Dashamirët e futbollit Gjilanas nuk do t`ju kenë lakmi më në fund stadiumeve evropiane, sepse ata brenda tri viteve do ta gëzojnë stadiumin e tyre sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Në një interesim të madh të qytetarëve dhe sportdashësve të Gjilanit, sot është bërë prezantimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit i cili është shpjeguar në mënyrë detale.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri gjatë elaborimit të tij ndër të tjera ka theksuar. “Edhe stadiumi i vjetër i qytetit ka qenë krenari e qytetit, kemi derbin më të madh në Kosovë i cili është ranguar në UEFA, stadiumi i qytetit është një investim kapital por nuk është i vetmi investim kapital. Do të bëjmë ofertën publike, ne gjithmonë kemi mbështetur çdo gjë që është në të mirë të sportit, ndërsa ne kemi edhe fondin e ekselencës për ata sportist kulminant që prezantojnë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare, ne do ti mbështesim me tërë kapacitetin tonë”.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, gjatë fjalës së tij kronologjike ndër të tjera ka theksuar.”Stadiumi i qytetit të Gjilanit do ti ketë 10 000 ulëse dhe kategorizohet në shkallën e katërt, ndërsa ne kemi përzgjedhë variantin më të mirë të mundshëm që kemi në disponim”.

HW

Përfaqësuesi i Kompanisë Unikos Projekt, Arkitekti Arbër Shita në mënyrë të detajuar ka shpjeguar ndërtimin e stadiumit.
“Stadiumi do të përfundon brenda tri viteve në qoftëse gjenden mjetet financiare, stadiumi do ti ketë të gjitha kushtet e mundshme gjithçka është paraparë në mënyrë të detajuar”.

Fillimet e ndërtimit të stadiumit priten të fillojnë shumë shpejt, ndërsa do të kushton rreth 3 milion euro./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.