GRANDEMALL

Prezantohet progresi dhe mangësitë e Kuvendit Komunal të Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë -“Gjatë periudhës së monitorimit qershor – shkurt 2023 organizata Dardanapress ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, raport pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga monitorimi i punës dhe përformancën e anëtarëve të Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës të monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Sherafedin Vranja.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me prezantimin e raportit te monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.

Drejtori ekzekutiv, projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka prezantuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.

“Gjatë periudhës së monitorimit qershor – shkurt 2023 organizata Dardanapress ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, raport i përgatitur nga stafi i Dardanapressit, pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga monitorimi i punës dhe përformancën e anëtarëve të Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës të monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it”, ka thënë Vranja.

FITORJA

Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj në fillim të tryezës është shprehë se për ekzekutivin është më rëndësi të rrisim nivelin e përformancës duke promovuar brendin e emrit të Komunës së Kamenicës tashmë të njohur në Kosovë për nivelin e lartë të transparencës, sa i përket raportit të monitorimit të Kuvendit Komunal është gjithëpërfshirës.

“Të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport duhen të jenë obligim i ekzekutiv dhe legjislativit në përmbushjen e obligimeve të dala nga raporti,” ka thënë Rahimaj.

Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Komuna Liridon Kastrati ka thënë se për punën dhe angazhimin e treguar gjatë monitorimit të Kuvendit, raporti është real dhe paraqet gjendjen faktike të punës së Kuvendit, ne mendojmë se ky raport do ta përmirësojë dukshëm angazhimin dhe përformancën e anëtarëve të kuvendit duke u angazhuar që së bashku me anëtarët e kuvendit ti marrim parasysh gjetjet dhe rekomandimet e dala nga raporti ti zbatojmë gjatë mbajtjes të mbledhjeve të Kuvendit.

Organizata Jo Qeveritare Dardanapress, në raport ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme përformancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve, subjekteve politike në kategoritë të paraqitura: Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës, ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.