ARKATANA

Prezantohet plani rregullues “Fidanishtja 2”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e ka hapur dëgjimin publik për planin rregullues të lagjes “Fidanishte 2”, pas prezantimit të draftit nga kompania projektuese “INSI” e Prishtinës, për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme t`i paraqesin kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në këtë dokument të planifikimit hapësinor, në mënyrë që ai të jetë sa më i pranueshëm.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, i cili ka marrë pjesë në prezantimin e draftit, ka thënë se planet rregulluese janë të nevojshme për planifikimin e ndërtimit të infrastrukturës dhe dhënien e lejeve ndërtimore dhe i ka inkurajuar pronarët, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky plan, që t`i paraqesin vërejtjet e tyre.
“Komuna e Gjilanit, gjithmonë i ka marrë parasysh kërkesat e qytetarëve dhe është mundur që ato t`i përfshijë në planet rregulluese dhe zhvillimore të qytetit”, ka thënë Kadriu, duke shtuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces e ndihmon Komunën që të bëjë plane sa më të mira.

Fadil Sherifi, shef i Sektorit të Planifikimit Hapësinor në DUMM, ka thënë se Komuna e ka për obligim t`i bëjë planet rregulluese dhe zhvillimore, të cilat mund të rishikohen pas 5 përkatësisht 8 vitesh.

Eco Higjiena

Zona urbane shtrihet në një sipërfaqe prej 2002 hektarësh dhe pjesa më e madhe e saj, rreth 80 për qind, është e mbuluar me plane rregulluese, ndërkohë që do të vazhdohet me pjesën tjetër.

Në pikat kryesore, planin rregullues e ka prezantuar Ismajl Baftijari, ndërkaq detajet tjera i kanë paraqitur ekspertët e fushave përkatëse, Valon Gërmizaj, Shaban Neziri, Lulëzim Kryeziu, Arben Arifi dhe të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.