FIDANISHTJA

Prezantohet analiza (mos) Integrmimin e marrvëshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në bazë të projektit të tij “Forcimin e stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare” ka paraqitur analizën (MOS) Integrmimit të e marrëvëshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës”.

Analiza është produkt i hulumtimit shumëmujorë të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar, duke ardhur deri te të dhënat rreth integrimit të pakicës kombëtare shqiptare përmes intervistave, kërkesave për marrjen e informatave të rëndësisë së posaçme dhe përmes analizimit të të dhënave ekzistuese.

Analiza hulumton nivelin e realizimit të marrëveshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës- Planin dhe programin për zgjidhjen e krizës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ( I ashtuquajturi Plani Coviqit) I vitit 2001., Marrveshjen për riorganizimin e trupit koordinues e vitit 2009. Plani shtatë pikësh i vitit 2013.

ARKATANA

Avancimi më i madh sipas kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberit është i dukshëm në integrimin në nivel lokal, investimet e shtetit në infrastrukturë, në të drejtat individuale dhe ruajtje të stabilitetit.

“Gjithëashtu, ngecja më e madhe është vërejtuar në integrimin e shqipëtarëve në insitucionet e qarkut dhe republikane, në zhvillimin ekonomik, në të drejtat kolektive si dhe në praninë e më të tjeshme të forcave të armatosura speciale”, theksoi Kamberi.

Projekti realizohet me ndihmën e Ministrisë të punëve të jashtme të Zvicrës dhe Fondit për Shoqëri të hapur./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.