ARKATANA

Prezantohen si policë, arrestohen në Bazel një shqiptar dhe një turk

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta.

Disa ditë më parë janë arrestuar dy persona, meshkuj, që paraqiteshin si policë të rremë, shkruan Polizeinews.ch.

Hetimet e mëparshme nga departamenti i hetimit penal të zyrës së prokurorit publik kanë zbuluar se një grua 91-vjeçare ishte thirrur nga një “grua police” e cila i kishte thënë asaj se ishte arrestuar një rumun.

“Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, një “polic” ka shkaur në shtëpinë e pensionistes dhe i ka marrë asaj kartën e bankës.

ARKATANA

Me rastin e hetimeve, pjesëtarët e policisë kriminale kanë zbuluar dy persona me sjellje të dyshimta, të cilët i ka ka kontrolluar. Doli që njëri prej të dyve kishte me vete kartën e kreditit të 91-vjeçares. Megjithatë, ata nuk kishin qenë në gjendje të merrnin para me atë kartelë.

Departamenti i hetimit penal i zyrës së prokurorit publik tani po sqaron nëse personat e arrestuar janë përgjegjës edhe për vepra të tjera të ngjashme, përcjell albinfo.ch.

Të dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta.

https://www.albinfo.ch/arrestohen-ne-bazel-dy-police-te-rreme-nje-shqiptar-dhe-nje-turk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.