RCCOLA

Preteni sfidon prokurorët

/ 2 minuta lexim

Sipas kreut të Agjencisë Kundër Korrupsion, në shumicën e rasteve kur prokuroritë kanë hedhur poshtë apo kanë pushuar hetimet, shkeljet e tyre nuk trajtohen drejt, ngase dëmi i shkaktuar, si pasojë e këtyre shkeljeve, mbetet i sanksionuar. E, ndërkohë që Prokuroria e shtetit hesht ndaj akuzave të lëshuar në vijimësi nga kreu i Anti-korrupsionit.

Prokuroria Speciale shprehet se raportimet e AKK-së nuk janë të plota.Marrëveshja për bashkëpunim, e lidhur mes Prokurorisë së shtetit dhe Agjencisë Kundër Korrupsion, më datë 04.06.2010, duket se nuk ka funksionuar ashtu siç parashikohej.

“Prokuroria e shtetit dhe Agjencia Kundër Korrupsion, do të bashkëpunojë ngushtë gjatë hetimit të rasteve të dyshuara, për korrupsion, të cilat Agjencia i dërgon në Prokurori, duke përfshirë këtu edhe dhënien e autorizimeve nga Prokuroria, për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore nga Agjencia për Prokurorinë”, thuhet në pikën 5 të marrëveshjes.

Mobi Casa

Mirëpo nisur nga deklaratat e kreut të AKK-së, Hasan Preteni, jo vetëm që kjo pikë e marrëveshjes nuk është zbatuar, por edhe pika të tjera. Preteni ka akuzuar Prokurorinë për hedhjen poshtë të kallzimeve penale të ngritura nga AKK-ja dhe së fundmi në raportin vjetor, por edhe pas komisionit për legjislacion, Preteni ka deklaruar se prokurorët nuk kanë njohuri rreth ligjit të prokurimit, shkruan Kosova sot.

Ndërsa Prokuroria e shtetit hesht për akuzat e lëshuara nga Preteni. Prokuroria Speciale ka specifikuar pakenaqësitë e saj në lidhje me kallëzimet penalte të ngritura nga AKK-ja. /Indeksonline/