HW

Preteni: Prokurorët e gjyqtarët të mos angazhohen në kolegje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet qendrore të vendit që ta përgatisin bazën ligjore, sipas të cilës, gjyqtarëve dhe prokurorëve t’i ndalohet angazhimi edhe në arsimin e lartë, përkatësisht në atë privat, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë deri më tani.

Ai për “Zërin” thotë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohen punësimet specifike.

ARKATANA

“Është vlerësim i Agjencisë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohet në mënyrë më specifike punësimet e shumëfishta”, thotë Preteni.

Sipas tij, zyrtarët e lartë që ushtrojnë më shumë detyra, me legjislacionin aktual, në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, Neni 10 pika 2, mund të ushtrojnë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.