HW

Preteni: Prokurorët dhe gjykatat, joefikase në ndjekjen e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, e konsideron iluzore të mendohet se gjyqësori, i cili nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta, të shqiptojë dënime të fuqishme për ata që nuk e deklarojnë prejardhjen e pasurisë. Si mangësinë më të madhe ai e sheh hezitimin e prokurorëve për të ngritur akuza ndaj “peshqve të mëdhenj”.Në një intervistë për “Koha Ditore”, Preteni ka thënë se këtë vit është rritur numri i zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të dënimeve të ulëta që shqiptojnë gjykatat, edhe pse me Kodin Penal parashihen dënime më të larta. Kjo, siç ka thënë Preteni, vetëm sa po i inkurajon zyrtarët e lartë që mos ta deklarojnë pasurinë.

Fundamenti

Sa i përket vërtetimit të prejardhjes së pasurisë, Preteni ka shtuar se është problem ligjor pasi vetëm në emërtimin e Ligjit për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë, është cekur prejardhja. Sipas tij, në asnjë nen nuk caktohet si të vërtetohet prejardhja. Megjithatë ai ka thënë se e gjithë pasuria e atyre zyrtarëve e cila nuk mund të justifikohet, duhet t’u konfiskohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.