Mobi Casa

Preteni nuk i pranon formularët me zero pasuri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarët e lartë publikë që pasurinë e tyre e kanë deklaruar me zero euro, do të obligohen që deklarimin e pasurisë ta bëjnë edhe një herë, në të kundërtën formulari paraprak do të llogaritet si i pavlefshëm.

Në formularët që janë bërë publik në ueb-faqen e AKK-së shihet se kryetari i grupit parlamentar të deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë vitit që lamë pas kishte deklaruar pasuri prej 1,5 milion eurosh.

Ndërkaq, sivjet Grabovci ka deklaruar pasurinë e njëjtë sikurse vitin e kaluar, por vlerën e tyre e ka llogaritur me zero. Njësoj sikurse Grabovci kanë vepruar edhe deputetët tjerë të PDK-së Nuredin Lushtaku, Blerta Deliu, Elmi Reçica dhe Safete Hadërgjonaj.

HW

Po ashtu, bazuar në formularët e AKK-së shihet se edhe Albin Kurti, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk ka paraqitur pasuri të paluajtshme, por vetëm ka deklaruar 85 mijë euro para të gatshme të bashkëshortes.

Edhe deputetja Ganimete Musliu në formularë të deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur pasuri të paluajtshme. Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se Agjencia është duke i identifikuar të gjitha rastet e tilla, dhe sipas tij, shumë shpejt zyrtarëve në fjalë do t’iu bëhet ftesa për t’i plotësuar formularët./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.