Preteni godet pasurinë e hetuesve dhe familjarëve të tyre
“Shikojeni pasurinë e hetuesisë, shikojeni ku punojnë bashkëshortet-bashkëshortët e tyre, shikojeni se kur dhe ku i përfunduan studimet universitare, shikojeni se ku dhe kur përfunduan studimet postdiplomike, shikojeni se sa vende pune i kanë prokurorët dhe policët hetues, shikojeni se sa të pasur janë ata…”, thotë ish kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni.
INSTITUCIONET E SHTETIT TË VARURA NGA POLITIKA DHE MAFIO-OLIGARKIA E INKRIMINUAR
“Shikojeni pasurinë e hetuesisë, shikojeni ku punojnë bashkëshortet-bashkëshortët e tyre, shikojeni se kur dhe ku i përfunduan studimet universitare, shikojeni se ku dhe kur përfunduan studimet postdiplomike, shikojeni se sa vende pune i kanë prokurorët dhe policët hetues, shikojeni se sa të pasur janë ata…”, thotë ish kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni
Shteti ligjor nuk është duke funksionuar aspak
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se, duke filluar që nga paslufta e këndej, janë shtresa e mafio-politikanëve dhe ata të mafio-oligarkëve të drejtë- sisë, gjyqtarëve e prokurorëve që përmes njerëzve që vijnë nga biznesi të sipërpërmendurve po ua ‘mbushin gushën” përmes formave të ndryshme të korruptimit. Së këndejmi, po këta analistë janë të mendimit se drejtësia e kapur nga politika është një arsye mjaft e madhe për të mos besuar në punën e sinqertë të gjykatave dhe Prokurorisë. Kjo, ngase po kjo Prokurori deri më tash nuk ka treguar dhe nuk po e tregon veten me rezultate të prekshme që do të duhej të ishin në hetimin dhe ngritjen e aktakuzave për aferat e ndryshme të gjertanishme, si ajo e “Prontos” e të tjera përplot. Si dihet, në këtë aferë, që ka qenë në të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike, i tërë opinioni e ka parë se aty flitet ashiqare për lidhjet e politikës me mafio-oligarkët, ku që të dyja bashkësundojnë shtetin me metoda përfitimi e kriminale. Megjithëse tashmë dihet botërisht për këtë lidhshmëri, në anën tjetër as nuk fillojnë hetimet me kohë për paditë që bëhen ndaj ministrave apo kryetarëve të komunave. E tëra kjo dyshohet se bëhet qëllimshëm, duke i mbajtur lëndët e tyre të mbyllura me vite në sirtarët e tyre, derisa të vjetërsohen, duke u bërë avokatinë dhe mbrojtjen të pandehurve të kallëzuar penalisht, respektivisht mafio-oligarkëve të bizneseve të pista te tejinkriminuar që kanë kapur shtetin dhe kanë dalë “mbi ligjin”.
Nuk ka organe të pavarura hetimore
Në vijim po japim opinionet e njohësve të kësaj fushe lidhur me çështjet në fjalë se si i shohin dhe vlerësojnë ata nga këndvështrimi i tyre. Hasan Preteni, ishkreu i AKK-së, dhe tani nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se organi hetues i Kosovës nuk funksionon, nuk ka strukturë policore të pavarur, profesionale e të paanshme, nuk ka Prokurori të pavarur. “Shikojeni pasurinë e hetuesisë, shikojeni ku punojnë bashkëshortetbashkëshortët e tyre, shikojeni se kur dhe ku i përfunduan studimet universitare, shikojeni se ku dhe kur përfunduan studimet postdiplomike, shikojeni se sa vende pune i kanë prokurorët dhe policët hetues, shikojeni se sa të pasur janë ata…”, potencoi ai. “Pra, të gjitha këto dëshmojnë se “hetuesia” e Kosovës nuk funksionon, ngase është e kapur nga politika dhe strukturat e tjera paralele kriminale, pra shteti ligjor nuk funksionon dhe pa zgjidhjen e këtij problemi asnjë problem tjetër nuk zgjidhet”, u shpreh Hasan Preteni nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’.
Prokurorët dhe gjyqtarët tanë nuk i ngacmon njeri
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se kjo tregon se sa guxim ka dhe sa është e pavarur Prokuroria për t’u marrë me çështje të rënda, derisa, siç tha, kjo është edhe arsyeja se përse është formuar Gjykata Speciale, sepse bazuar në këto eksperienca është vërtetuar që prokurorët tanë nuk kanë guxim për çështjet e rënda. “Kjo tregon se ne nuk kemi një traditë për ta shpallur hero dikë, i cili bie viktimë e punës së tij si prokuror ose gjykatës, sepse jemi mësuar që prokurorët dhe gjykatësit vetëm me i pa dhe me i taku një shteti armik edhe ne nuk e kuptojmë që akoma nuk ka vetëdije se shteti është i yni edhe prokurorët dhe gjykatësit janë tanët, pra të mirë e të këqij ata që janë, por që të mirët duhet për t’i shpërblyer dhe duhet dhënë ndere e dekorata, ndërsa të këqijtë duhet gjykuar dhe larguar prej punës, po ashtu duhet dënuar, por një vetëdije e tillë tek ne mungon dhe meqenëse mungon, atëherë natyrisht se nuk ka as edhe motivim në mesin e prokurorëve që dikush të bëjë punë heroike”, u shpreh ai. “Fakti se akoma tek ne asnjë prokuror nuk është vrarë nga krimi i organizuar tregon se askush s’i ka hyrë asaj pune hetuese serioze deri tash”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Nexhmedin Spahiu./kosova sot/


