HW

Preteni: AKK e ka parandaluar korrupsionin në Kosovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka vlerësuar se kjo agjenci ka pasur sukses në parandalimin e korrupsionit në Kosovë. Por, sa i përket luftimit të kësaj dukurie, ai ka thënë se mbetet shumë për të dëshiruar.

Preteni ka thënë në një intervistë për “Epoka e re” se AKK është vetëm hallka e parë në zinxhirin e mekanizmave antikorrupsion.

Ai ka thënë se për dy mandate sa e ka drejtuar AKK’në, kjo agjenci ka bërë punë të pavarur dhe asnjëherë, sipas Pretenit, nuk është akuzuar për afërsi me pushtetin.

Hidromorava

“Agjencia Kundër Korrupsionit është një institucion model në Kosovë, duke qenë e pavarur dhe e papolitizuar. Asnjë zyrtar nuk është pjesë e familjeve të liderëve partiakë dhe nuk ka familjarizim”, është shprehur ai.

Preteni ka bërë të ditur se pas largimit nga kreu i AKK’së, aktualisht është i papunë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.