Preteni: AAK bëri 128 kallëzime penale

Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion vetëm gjatë vitit 2013 kanë bërë 128 kallëzime penale për raste të dyshuara korruptive,nëpër prokuroritë të ndryshme si atë të EULEX, Prokurorisë së Shtetit dhe ato komunal.
Sipas drejtorit Hasan Preteni nga 319 raste që i ka trajtuar dhe që kanë zhvilluar hetime paparake, 97 prej tyre janë mbyllur, kurse, 56 janë në procedurë hetimor, përderisa si shkelje administrative nga zyrtarët janë regjistruar si 8, përderisa 30 raste janë përcjell në Administratën Tatimore të Kosovës.
Sipas tij, profilet e zyrtarëve që janë hetuar ose janë duke hetuar janë të të gjitha institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, prokurorisë, gjykatave e të tjera.
Ai ka thënë se në mesin e të hetuarve ka zëvendëskryeministra, ministra, deputet, prokuror, gjyqtar e të tjerë.
Hasani ka treguar se në vitin 2013 ka pasur raste të shtimit të veprave korruptive. Ai edhe njëherë është shprehur i zhgënjyer me punën e prokurorisë vendore për trajtimin e lëndëve që përcjellën nga Agjencia Kundër Korrupsion në adresë të tyre./express/