HW

Prespa historike dhe turistike

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Këtë këngë t’ bukur rapsodike –
Po ia këndoj Prespës kreshnike ,
Për t’ kaluarën historike ,
Mbi këto troje Ilirike !…

N’ Vjeshtë të vitit dyzet e tre ,
Një ditë t’ zezë mbushur me re ,
Mbushë me re dhe plot me shi –
Erdh bullgari me ushtri !…

Erdh bullgari me ushtarë –
Mori nja 30 shqiptarë …
Hiq me ta luftë për pa kallë –
N’ gropë t’ përbashkët i futi t’ gjallë !

Vajtuan nënat, vajtuan motrat –
N’ zi t’ përjetshëm mbeten votrat !
Djem e vëllezër ua hëngri toka –
Shamitë e zeza ua la mbi koka !

N’ Dollgirid , sa herë kalojmë –
Këtë masakër e kujtojmë !
Midis Kranjit e Nakolecit –
Që gjinden në jug të Prespës !

Barinjtë vendorë shqiptarë –
Tërë këtë ngjarje e kanë parë !
Ditë të tëra kanë dëgjua –
Zëra t’ tmerrshëm , që janë trishtua !…

Që dëshmonin krimin barbarë ,
T’ ekzekutimit t’ bijve shqiptarë ,
Nga ana e pushtetit bullgarë –
Që bënë krime mbi shqiptarë !

N’ fillim t’ shekullit të 20 –të ,
N’ Kurbinovë , lufta kërcet !…
Nga komitët bullgarë tradhtarë –
Ishin vrarë 4 djem shqiptarë !

Djemtë i vranë bullgarët e xhelatit –
Nga familja e Pasho bej Asamatit !
Për shkak t’ Nijazi beut të shqiptarisë –
Kundërshtarit të madh të Bullgarisë !
Për këto vrasje e për këtë gjak –
Tefik bej Asamati kishte marrë hak !
Ruajti dinjitetin familjarë ,
Por , edhe atë kombëtarë !

Në Gërçar ,n’ këtë fshat të Prespës –
Kufiri Xheladin beut – Ali pashë Tepelenës !
Kurse në vitin 1908 –
Aty kishte qëndruar një çetë !

Ishte çeta e Nijazi beut ,
Me djem trima të këtij dheut !
I ushqenin banorët n’ Gërçar
Bashkë me fshatrat për rreth shqiptarë !…

Eco Higjiena

Nijazi beu përpiloi plan t’ nderit –
Për udhëtim të çetës , bjeshkëve t’ Pelisterit !
Rrugëve të sigurta t’ arrijë te Manastiri –
Që ta kryej një punë si është më së miri !

Nijazi beu , n’ Manastir e shpalli hyrjetin –
Pesë shekuj t’ sulltanëve , ua këputi pushtetin !
Nijazi beu , n’ Manastir me shpalljen e hyrjetit –
Krijoi kushte për mbajtjen e Kongresit të Alfabetit !

Afër Gërçarit , gjendet fshati Podmoçan ,
Bellocërka e Poshtme , që xhami nuk kanë !
Familjet n’ këto fshatra t’ gjitha shqiptarë janë –
Ato i përkasin sektit bektashianë !

N’ vitet Dyzet e Një , deri n’ Dyzet e Tre –
N’ udhëkryqin Makaz , ishte një ndarje e re !
Prespa , në dy zona ndahej prej tradhtisë –
Në mes Bullgarisë edhe Italisë !…

Fshati Carexvor , porsi Oborr mbreti ,
N’ vitet Italo – Shqiptare të atij pushteti –
Ishte qendër e nënprefekturës së Korçës ,
Fshat krenar me ngjarje t’ lavdishme të kohës !

Në drejtim të Resnjës , larg nga Carexvori –
Duket pallati madhështor , po edhe oborri ,
Trualli i Nijazi beut , që ishte burrë i mirë ,
I aftë dhe i bukur , me zemër të dëlirë !…

Me f’ tyrë t’ rrumbullakët , me të zezat vetulla
Me mustaqe t’ zeza , të dredhura , të dendura ,
Të kthyera përpjetë në drejtim të veshëve –
Me sy t’ mëdhenj u jepte shkëlqim t’ gjitha bjeshkëve !

“Eh, more Nijazi be, eh more Nijazi be –
Figurë e qëndrueshme ishe për Atdhe !
Sikur zotësinë tënde të fortë porsi shkëmb –
Ta kishe pas vënë në shërbim t’ kombit tënd !…

Do t’ donim më tepër , me atë zemër gurë –
Megjithatë ne , nuk do t’ harrojmë kurrë !
Po t’ mos ishe Ti , shpallës i Hyrjetit –
Nuk do t’ mbahej dot Kongresi i Alfabetit !”…

Gjilan, më 01.04.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.