Mobi Casa

Presioni special

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një peticioni me 10 mijë nënshkrime (që fillon këtë të premte) synon ta rikthejë Ligjin për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kreu i kësaj Organizate, Hysni Gucati, është treguar i bindur se kjo kërkesë do të përkrahet në Kuvend, duke bërë të ditur se kanë marrë përkrahjen e një numri të madh të qytetarëve që pritet ta nënshkruajnë këtë peticion, i cili pas një jave do t’i dërgohet Kuvendit.

Në anën tjetër deputetët që kanë kundërshtuar themelimin e kësaj Gjykate në gusht të vitit 2015 kanë pohuar për “Zërin” se do ta përkrahin kërkesën e veteranëve.

HW

Ndërsa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i thanë po kësaj Gjykate, nuk kanë marrë akoma një qëndrim për këtë çështje.

“Ne e kemi përkrahjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim, bindjen politike. Pra edhe të atyre që merren me politikë, por nuk mund të veçoj ndonjë. Në këtë rast nuk ka dallime se a i takon pozitës apo opozitës, ne u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ditën e premte ta nënshkruajnë peticionin”, ka thënë Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.