Fundamenti

Presioni për mbushjen e arkës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tash e dhjetë ditë është duke provuar ta kontaktojë drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Halitin, për t’ia shprehur pakënaqësitë e bizneseve karshi këtij institucioni. Gërxhliu thotë se i ka shkruar mesazh në telefon dhe e ka thirrur në zyrën e tij, por Haliti s’e ka parë të arsyeshme ta dëgjojë.

“Për hir të opinionit unë tentoj tash e dhjetë ditë të komunikoj me zotin Haliti, madje ditët e fundit në mënyrë permanente dhe është e pamundur të bisedohet qoftë edhe përmes telefonit, dhe e tëra kjo dëshmon më së miri se sa ka rënë intensiteti për bashkëpunim, me të vetmin qëllim që t’i adresoj brengat e komunitetit të biznesit për presionet të cilat janë duke u bërë nga Dogana dhe Administrata Tatimore”, thotë Garxhaliu për Gazetën Tribuna.

FIDANISHTJA

Gërxhaliu thotë se pajtohet që të luftohet ekonomia jo formale, mirëpo presionin ndaj bizneseve ai e konsideron si jo normal dhe të tepërt. Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se kurrë më shumë se tani nuk është shtuar presioni ndaj bizneseve. Ai thotë se ankesat më të mëdha janë në Doganat e Kosovës për presion dhe kontrolle të shpeshta…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.