United Hospital

Presioni nga jashtë parandalon zgjedhjet e parakohshm

/ 8 minuta lexim
United Hospital

Derisa subjektet politike nuk po mund të ulen në një tavolinë të përbashkët, të bisedojnë për zgjidhjen e krizës në vend, edhe për zgjedhjet eventuale, ndërsa brishtësia e institucioneve vazhdon të thellohet akoma, të defunksionalizohet Kuvendi dhe Qeveria, analistët politikë konsiderojnë se në krejt këtë mjegull kanë ndikim të fortë dhe vendimtar edhe ndërkombëtarët.

NGA KRIZA NË KRIZË, KOSOVA KA NGECUR KEQ

Burjani: Zgjedhjet nuk janë kurrfarë zgjidhje, vetëm riciklim i njerëzve të njëjtë, të inkriminuar penalisht që nga viti 2007 deri në 2017

“Mbështetja e kësaj politike puro mafiooligarkike dhe të inkriminuar në pushtetin qendror dhe atë komunal vetëm sa do të acarojë gjendjen, sepse populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe në të dyja nivelet, si në komuna, ashtu edhe në nivel qendror”, potencoi analisti Florim Zeqa.

Derisa subjektet politike nuk po mund të ulen në një tavolinë të përbashkët, të bisedojnë për zgjidhjen e krizës në vend, edhe për zgjedhjet eventuale, ndërsa brishtësia e institucioneve vazhdon të thellohet akoma, të defunksionalizohet Kuvendi dhe Qeveria, analistët politikë konsiderojnë se në krejt këtë mjegull kanë ndikim të fortë dhe vendimtar edhe ndërkombëtarët.

Sipas tyre, janë pikërisht ata që e kanë bllokuar prishjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Mirëpo, derisa bashkësia ndërkombëtare është vazhdimisht kritike për mungesën e vullnetit politik të këtyre institucioneve dhe kësaj klase politike qeverisëse për luftimin e dukurive negative, analistët konsiderojnë se kjo bashkësi ndërkombëtare duhet të jetë më e kujdesshme me politikën kosovare, sepse bëhet fjalë për një sistem korruptiv të krijuar e instaluar, që bie ndesh me vlerat universale të shoqërive të përparuara e demokratike. Sipas tyre, mbështetja e kësaj politike puro mafio-oligarkike dhe të inkriminuar në pushtetin qendror dhe atë komunal, vetëm sa do të acarojë gjendjen, sepse populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe në të dyja nivelet si në komuna, ashtu edhe në nivel qendror, kështu që bashkësia ndërkombëtarë duhet të ndihmojë sa më parë rrëzimin e këtyre regjimeve të korruptuara dhe sjelljen e alternativave të reja demokratike dhe të painkriminuara në pushtet.

Detyrat e pakryera

Mobi Casa

Tani me të drejtë shtrohet një pikëpyetje e madhe se a do të jetë e mundshme të arrihet një ndryshim i tillë, pa votuar e miratuar Ligjin e dekriminalizimit, Ligjin antimafia dhe Ligjin e Vetting-ut, sikur në Shqipëri, të cilat ligje do të pastronin të gjithë të korruptuarit në institucionet e shtetit, dhe prurjen e administratave me duar të pastra edhe në politikë, edhe në Gjyqësor e prokurori, edhe në të gjitha pushtetet dhe të dy nivelet e pushtetit? E këtu përgjigjja na del negative.”Bashkësia ndërkombëtare është e interesuar që të votohet Demarkacioni, të jetësohet Asociacioni dhe të ndryshohet edhe Kushtetuta e shtetit dhe të themelohet ushtria. Këto detyra janë paraparë të kryhen nga ky koalicion, i cili tash në këto tema nuk po e kryen punën e vet, por s’ka as ndryshime sinjifikante në sektorë të tjerë, por kuptohet që ka përpjekje, të cilat duhet të vazhdojnë për të ofruar zgjidhje të problemeve, siç janë sigurimet shëndetësore, mbrojtje efektive sociale, patjetër një zhvillim ekonomik dhe për të ofruar lehtësime të tjera në krijimin e bizneseve dhe zhvillimin e tyre. Prandaj, ende ka punë për të kryer, prandaj zgjedhjet nuk janë kurrfarë zgjidhje, por vetëm prolongim dhe riciklim i njerëzve të njëjtë të inkriminuar penalisht që nga viti 2007 dhe 2017″, tha analisti politik Blerim Burjani.

Ai ndan mendimin se askush nga kjo gardë e tanishme politike që po qeveris vendin, qoftë në nivelin lokal apo qendror, nuk meriton votën e qytetarit. “Askush prej kësaj pozite dhe opozite nuk e ka përmbushur vullnetin qytetar. Pra, mund të ketë zgjedhje vetëm sa për të ricikluar njerëz të njëjtë të pozitës dhe opozitës dhe për këtë arsye tani për tani zgjedhjet janë vetëm humbje kohe. Mosnxjerrja e Ligjit të Vetting-ut, mosdekriminalizimi janë çështje që rëndojnë patjetër shumë këtë çështje”, u shpreh Burjani.

Politika mafio-oligarkike na la prapa

Analisti Florim Zeqa pohon se nuk ka aspak dyshim se për stërkeqjen dhe bastardimin e skenës politike kosovare, një pjesë të madhe të përgjegjësisë e mbajnë ndërkombë- tarët, të cilët i lejojnë të “hedhin valle” politikanët hajna dhe të korruptuar, haraçkërkues dhe kriminelë të të gjitha ngjyrave e llojeve. “Bashkimi i dy poleve të kundërta, apo siç quhet ndryshe në popull ‘i krahut të luftës me atij të paqes’, për këto tre vite të qeverisjes përveçse nuk gjeneroi zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, institucionet e shtetit i degradoi në nivelin më të ulët, me vendosjen në krye të tyre dhe mbeturinave të ishsistemit komunist jugosllav”, tha Zeqa. Ai thekson se sikurse përgjatë 18 viteve të kaluara, edhe tani, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk mund të arrihet asnjë ndryshim i vogël në skenën politike kosovare. “Po deshi bashkësia ndërkombëtare, edhe në këto rrethana, pa votimin e Ligjit për dekriminalizim mund të arrihet një ndryshim substancial në qeverisjen e vendit. Me votimin dhe miratimin e Ligjit për dekriminalizim, ligjit antimafia dhe ligjin e Veting-ut sikurse në Shqipëri, do të pastroheshin institucionet e shtetit nga të korruptuarit dhe inkriminuarit, prurja e një administrate me duar të pastra, ku do të kemi një prokurori dhe gjyqësor të filtruar nga mbeturinat e ish-sistemit, me çka do të ndodhte një pastrim gjeneral në të dy nivelet e pushtetit”, tha ai. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të tregohet e kujdesshme me politikën kosovare, sepse bëhet fjalë për një sistem korruptiv të krijuar e instaluar për 18 vjet rresht, që bie ndesh me vlerat universale të shoqërive të përparuara e demokratike. “Mbështetja e kësaj politike puro mafio-oligarkike dhe të inkriminuar në pushtetin qendror dhe atë komunal, vetëm sa do të acarojë gjendjen, sepse populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe në të dyja nivelet si në komuna, ashtu edhe në nivel qendror”, potencoi Zeqa.

Interesat shtetërore po nëpërkëmben

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se tani është e ditur që bashkësia ndërkombëtare, por edhe subjektet e ndryshme shtetërore, kanë edhe interesa të ndryshme, të cilat edhe po përpiqen për t’i realizuar, duke u përpjekur që interesat gjeostrategjike t’i realizojnë konform me kohën që ata e shohin më të përshtatshme.”Në këtë anë, ndryshe e shikon Kosovën dhe shqiptarët BE-ja si tërësi, ndryshe RF e Gjermanisë, si dhe krejt ndryshe ka qëndrime Franca. Dhe, kundruall shqiptarëve, krejt qëndrime të tjera ka SHBA-ja. Në vartësi nga kjo ka edhe ndryshime. Po në këtë anë, klasa politike e Kosovës, pozitë e opozitë, nivel qendror e lokal, duhet të jenë në funksion të shtetit të vet dhe kryesisht të jenë besnikë ndaj votueseve e kurrë nuk duhet të veprohet qorrazi mbi bazën se ky a apo ai shtet, subjekt a union, klikë etj., ka thënë këtë apo atë gjë për të bërë në Kosovë”, theksoi Kelmendi.

Sipas tij, derisa vendi është i lirë dhe shtet sovran, duhet vepruar vetëm ashtu si e kërkojnë interesat e shtetit. Mirëpo, ai thotë se edhe në këtë rrugë uniteti kosovar qëndron akoma shumë larg, sepse këtë Project nuk po e mundëson klasa politike e korruptuar. “Kosovën e ka kapluar krimi dhe korrupsioni, kuptohet në të gjitha nivelet. Nuk mund të spastrohet vendi pa spastrimin e politikës. Duhet “Veting” në politikë, në Gjyqësor, në prokurori e në polici, kudo ku ka organizim institucional. Por, baza e suksesit varet nga spastrimi i vetë politikës që nga koka. E kur e them këtë, mendoj drejtpërdrejt për presidentin, kryeministrin, Qeverinë dhe Kuvendin. Me këtë krijohet terreni për të luftuar kundër krimit e korrupsionit edhe në Gjyqësor e në prokurori, në të gjitha organet e ndjekjes. Këndej krijohet edhe bazamenti i luftës së suksesshme kundër mafio-oligarkëve që kanë kapur politikën dhe Gjyqësorin”, tha Muhamet Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.