Uji Dea

Presioni ndërkombëtar dhe rruga drejt fundit të dialogut me Serbinë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Propozimet e fundit ndërkombëtare rreth zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, sipas njohësve të rrethanave politike, nuk nënkuptojnë se procesi ndodhet në fazën finale. Sipas tyre, Kosova dhe sidomos Serbia, ende nuk janë në atë fazë të sa të tregojnë gatishmëri për normalizim të raporteve.

Rritja e tensioneve në veri ka shtuar edhe trysninë ndërkombëtare mbi Kosovën e Serbinë që të rikthehen në dialog. Për t’iu dhënë mbështetje ndërmjetësuesve, në proces janë përfshi edhe liderët evropian nga Franca, Gjermania e Italia.

Ky angazhim diplomatik ka prodhuar edhe propozimet e reja për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Këtë fazë aktuale të dialogut, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi e quan si situatë të re të iniciuar nga ndërkombëtarët.

“Kemi një realitet të ri politik edhe juridik meqenëse kemi një pozicion më konkret më specifik të drejtuesve kryesor të Bashkimit Evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi i gjermanëve, francezëve dhe italianëve dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, dhe ky qëndrim i ka konkretizuar gjërat dhe nuk është kjo fort si me thënë vullnet apo njëfarë dëshire e madhe e Serbisë dhe e Kosovës, më tepër është një dinamizim i vetë Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vlerëson Lajçi.

Uji Dea

Edhe pas këtij angazhimi të ndërkombëtarëve, profesori universitar Arben Fetoshi, thotë se kjo fazë aktuale nuk është e fundit, dhe se sipas tij, diskutimeve për njohje ende nuk iu dihet formati.

“Marrëveshja bazë është marrëveshja për rrugën drejtë normalizimit, pra është një stacion i ndërmjetëm deri në normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë … pas këtij stadi të normalizimit të raporteve do të vazhdohet me dialogun për marrëveshjen finale e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme dhe normalisht askush nuk mund ta dijë se si do të dizajnohet dhe sa kohë do të merr edhe më tutje deri në stacionin final”, thotë Fetoshi për teve1.

Pesë emisarët në Kosovë e Serbi në mesin e dokumenteve kanë sjellë edhe një plan të zbatimit, për të cilin Kosova është deklaruar e gatshme për nënshkrimin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.