Fundamenti

Presioni mbush universitetin me studentë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Edhe pse në afatin e parë të regjistrimit, disa nga dekanët e fakulteteve kanë deklaruar se numri i studentëve është plotësuar, prapëseprapë në këto fakultete janë shpallur konkurse edhe në afatin e dytë.

Kjo ka ndodhur në Fakultetin e Edukimit, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Juridik dhe në disa nga degët e Fakultetit të Mjekësisë, ku numri i studentëve ishte plotësuar në afatin e parë, mirëpo sërish është shpallur konkursi për kandidatë të rinj.

Uji Dea

Rektori Ibrahim Gashi dhe dekanët e fakulteteve, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë presioneve të jashtme, për çka kanë shpallur konkurs për pranime të reja.

Gashi e ka pranuar se numri i studentëve është rritur në afatin e dytë, për arsye se presioni nga ana e maturantëve për të studiuar në UP ka qenë shumë i madh…(Tribuna).