FITORJA

Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur, ja pse

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet jetësore, si zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arteriet për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i hipertensionngjakut. Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët, apo presioni diastolik, është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës. Nëse arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për t’u shpërndarë gjak indeve, dhe presioni në arteriet ngjitet lart.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni përsëri mbas një viti.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90 mHg jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merrni menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës të tilla, si:

FITORJA

ndalimi i pirjes së duhanit nëse jeni një duhanpirës;
reduktimi i peshës së trupit tuaj në nivel të shëndetshëm;
të jeni më aktivë;
të përfshini në ushqyerjen tuaj më shumë perime dhe fruta, të zvogëloni sasinë e marrjes së kripës dhe të kufizoni sasinë e marrjes së yndyrës – me fjalë të tjera çdo ditë duhet të ushqehemi shëndetshëm;
si dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut tek mjeku.

Nëse tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.