Eko Higjiena

Presion për Asociacionin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin e ka quajtur “Asociacion të fuqishëm”.

Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se ky presion s’do të ketë kurrfarë efekti në agjendën e tyre.

ARKATANA

“Ne si Qeveri kemi paraqitur qëndrimet tona në Bruksel rreth Asociacionit. Para se të shuhen të gjitha strukturat ilegale në Kosovë, para se të zbatohen të gjitha marrëveshjet, në veçanti ajo për Drejtësi, para se të shuhet e ashtuquajtura ‘Mbrojtja civile’ dhe para se të hiqet barrikada mbi lumin Ibër, çështja e Asociacionit nuk mund të vihet në rend dite”, ka thënë për “Zërin”, ministrja Edita Tahiri, duke thënë se ky asociacion do të themelohet në pajtim të plotë me ligjet ekzistuese të Kosovës dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as mbikëqyrëse, por thjesht do të ketë funksione koordinuese dhe konsultative për nevojat e komunave. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.