United Hospital

Presion ndaj subjekteve politike për formimin e shpejtë të institucioneve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit Kosova mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja nëse dështon zgjedhja e presidentit.

Diplomatët ndërkombëtarë janë kundër opsionit që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Emir Abrashi thotë se subjektet politike duhet të marrin parasysh qëndrimin e ndërkombëtarëve në raport me këtë çështje.

“Përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë, tashmë kanë bërë të qartë qëndrimet e tyre dhe të qeverive të tyre që ata që përfaqësojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja. Kjo duhet të jetë këmbanë alarmi edhe për subjektet tona politike që të mos zvarrisin krijimin e institucioneve të reja në vend”, tha Emir Abrashi për RTV Dukagjinin.

Hidromorava

Politologu Muhamet Bytyçi thotë se thirrjet e ambasadorëve janë përpjekje për të ndihmuar procesin.

“Sigurisht se thirrjet e ambasadorëve janë një përpjekje për të ndihmuar procesin, por është detyrë e pushtetit të gjejë zgjidhje për postin e presidentit. Është obligim i partisë fituese ndaj votuesve të gjendet zgjidhja për presidentin por edhe të krijojë konsensusin për zgjidhjen e institucioneve të reja”, deklaroi Muhamet Bytyçi.

Thirrje për formimin e institucioneve të reja kanë bërë vazhdimisht ambasada amerikane dhe ajo britanike në Kosovë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.