GRANDEMALL

Presion kundër Speciales

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veteranët e UÇK-së së fundmi po kërkojnë amendamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, përderisa gjatë miratimit të saj nuk është bërë një kërkesë e tillë. Ka indikacione se po kjo temë po nxitet nga disa politikanë, të cilët i frikësohen kësaj Gjykate.

Kërkesa e veteranëve për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të kërkohet drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës (jo vetëm ndaj njërës palë, UÇK-së), konsiderohet të jetë e parealizueshme.

Madje, ekspertët e çështjeve juridike vlerësojnë se kërkesa e tyre, pikërisht në prag të funksionalizimit të Speciales, vjen si presion publik dhe është e dirigjuar nga politikanët të cilët ndihen të rrezikuar nga Specialja.

FIDANISHTJA

Njohësit e së Drejtës Penale Ndërkombëtare konsiderojnë se ndryshimi i këtij ligji është i pamundur si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Por, pavarësisht tyre, përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve e veteranëve konsiderojnë se ky ligj do të ndryshohet. Ata shprehen optimistë se për një gjë të tillë do ta kenë edhe përkrahjen e deputetëve, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë votuar pro kësaj Gjykate./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.