Eko Higjiena

Presin shumë nga Tarashaj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Shani Tarashaj ditë më parë debutoi për Zvicrën ndaj Irlandës. Tashmë ai po cilësohet si e ardhmja e kësaj përfaqësueseje.

Është pikërisht gazeta zvicerane ‘Blick’, që i ka kushtuar një artikull djaloshit shqiptar dhe disa talenteve që mund të jenë e ardhmja e helvetikëve.

Mobi Casa

Tarashaj, i cili luan në Grasshoppers, por në verë do t’i bashkohet Everton-it, ka cilësi të mëdha dhe me të drejtë pritet shumë nga ai. Tashmë Tarashaj ka vendosur të luajë për Zvicrën, duke refuzuar përfundimisht Shqipërinë.

Ai më herët ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës me mjaft sukses. Futbollisti me prejardhje nga Kosova gjithashtu u aktivizua në miqësoren tjetër ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe në të ardhmen pritet të ketë edhe më shumë minutazh.