FIDANISHTJA

Presin protestë masive edhe pa ‘Vetëvendosjen’

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Tashmë edhe zyrtarisht tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë ndarë rrugët. Por kjo nuk po ndalon AAK-në dhe “Nismën” që më 14 maj të organizojnë protestë gjithëpopullore kundër Qeverisë me kërkesën për dorëheqjen e saj dhe shkuarjen në zgjedhje.

Këto dy parti, madje thonë se protesta do të jetë masive pavarësisht se Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar se nuk do të jetë as organizatore e as pjesëmarrëse në protestën e 14 majit. Zyrtarë të AAK-së dhe të “Nismës për Kosovën” theksojnë se ata janë vazhdimisht në terren dhe në kontakt me qytetarët për protestën e 14 majit, duke thënë se “Vetëvendosja” nuk mund të ndikojë tek qytetarët për të mos dalë në protestë. Megjithatë, pranojnë se ndikimi i saj mund të jetë vetëm tek elektorati i saj.

Hidromorava

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për gazetën “Zëri” se protesta është paralajmëruar dhe do të mbahet më 14 maj dhe se çdo ditë janë në terren, në kontakt me struktura duke u mobilizuar. Ajo thekson se ish-partneri i tyre në opozitën e bashkuar, “Vetëvendosja”, nuk mund të ndikojë që protesta të mos jetë masive.
“Prapë do të jetë një protestë gjithëpopullore dhe ftojmë qytetarët që të dalin në protestë dhe kemi shumë arsye për të protestuar kundër kësaj Qeverie. ‘Vetëvendosja’ mund të ndikojë tek elektorati i vet, por tek qytetarët që nuk janë pjesë e partive politike jo, sepse qytetarët kanë pse të protestojnë kundër kësaj Qeverie të keqe”, ka thënë deputetja Kadrijaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.