Fundamenti

Presidentja u bën thirrje liderëve: Duhet të dialogoni pa kushte, e jo ta rrënoni Shtetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje liderëve të partive politike të ulën dhe të bëjnë dialog e jo të rrënojnë e sfidojnë shtetin e Kosovës.Këtë thirrje Presidentja e ka bërë në Konferencën e Prokurorëve duke thënë se rruga e Kosovës drejt BE’së kërkon punë, konsensus e dialog.

“Por mbi të gjitha kërkon dialog dhe marrëveshje. Dialog të brendshëm për të zgjidhur çështjet që nxisin mosmarrëveshje. Dialog pa paragjykime, ndërmjet njerëzve që dikur kanë qëndruar së bashku për ta bërë luftën dhe që sot duhet ta ruajnë paqen. Pra na duhet që të gjithë së bashku të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje, sepse shtetin nuk mund ta sfidojmë për çdo ditë dhe sepse nuk mund të rrënojmë institucionet e vendit, besimin tek të cilat duhet me shumë mund ta rikthejmë tek qytetarët”, ka thënë ai.

ARKATANA

“Por kjo rrugë kërkon nga ne më shumë përkushtim dhe më shumë punë. Kërkon institucione të forta dhe demokratike; kërkon më shumë rend dhe ligj; respektim të institucioneve të drejtësisë; më shumë angazhim për të ruajtur vlerat e diversitetit të shoqërisë, edhe atë etnik, edhe kulturor edhe fetar”, ka shtuar ajo. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.