Fundamenti

Presidentja trajtohet denjësisht në Austri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Evropian Alpbach, që mbahet në Austri, ku është trajtuar denjësisht nga nikoqirët.

Siç dihet, zyrtarët e Kosovës vazhdimisht kanë probleme në paraqitjet zyrtare në konferenca dhe forume ndërkombëtare për shkak të pengesave të Serbisë.

Po, kësaj radhe ka ndodhur e kundërta.

Në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Alpbach mbajtën fjalë presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer dhe përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, zonja Catherine Ashton, ndërkohë që në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Mirosllav Lajcak, kryeminstri i Principatës së Lihtenshtajnit, zotëri Adrian Hasler, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, zotëri Lamberto Zannieri, si dhe përfaqësues të tjerë dhe studentë nga vende të ndryshme të Evropës, në mesin e të cilëve edhe një grup i studentëve nga Kosova dhe rajoni.

Uji Dea

Forumi Alpbach synon që të ndërtojë ura bashkëpunimi në Evropë dhe të promovojë paqen.

“Presidentja Jahjaga gjatë punimeve të Forumit të hënën do të marrë pjesë në panelin “Nga pajtimi drejt integrimit”, së bashku me presidentin Nishani dhe do të mbajë një fjalë, si dhe do të përgjigjet në pyetjet e pjesëmarrësve”, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës.

“Gjatë ditës së nesërme Presidentja Jahjaga dhe presidentët e tjerë do të mbajnë fjalë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit, bashkëpunimin ndërmjet vendeve të këtij rajoni si dhe paraqitjen e përbashkët të projekteve të infrastructures rajonale që pritet të mbështetet edhe nga BE-ja”, përfundon komunikata.