United Hospital

Presidentja thotë se sistemi i drejtësisë po i dënon pak Trafikanët e Qenieve Njerëzore

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministria e Punëve të Brendshme e ka lansuar fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. Aty ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë fjalimit, Osmani teksa ka folur për punën e insitucioneve në luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka shtuar se sistemi i drejtësisë ka dhënë pak dënime për trafikantet, madje shton se shpesh edhe gjoba të ulëta.

“Dënimet e pakta për trafikantët dhe shqiptimi i dënimeve shumë të ulëta nga sistemi i drejtësisë mund të ndikojnë në suksesin tonë të përbashkët në betejën kundër trafikantëve, prandaj dua t’i inkurajoj institucionet e drejtësisë që rastet e trafikimit t’i trajtojë me përkushtimin e duhur”, ka thënë Osmani.

ARKATANA

Ajo ka thënë se institucionet e kanë bërë planin e veprimit për ta luftuar këtë dukuri.

Por ka shtuar se grupet kriminale i kanë avancuar metodat e tyre për ta arritur trafikimin.

“Po e përdorin teknologjinë për të manipuluar me viktimat”, ka thënë Osmani. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.