ARKATANA

Presidentja thirrje liderëve për takim të përbashkët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Arbër Vllahiu thotë se është në interes që liderët politikë të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje. Ai për lajmi.net, është shprehur se nëse nuk ka marrëveshje duhet të shikohet mundësia që vendi të nxirret nga kriza.

Nëse liderët politikë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike, atëherë zgjedhjet nuk përjashtohen si mundësi. Ky është qëndrimi i Presidencës së Kosovës.

Arbër Vllahiu këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga ka thënë se është në interes që sa më shpejtë të gjendet zgjidhja, në të kundërtën, sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk arrihet dhe mbesin si mundësi e vetme zgjedhjet, atëherë duhet të shikuar që vendi të nxirret nga kriza.

Vllahiu për lajmi.net ka thënë se kriza politike ka filluar të rrezikojë mirëqenien e qytetarëve dhe proceseve ndërkombëtare, me të cilat është e obliguar Kosova.

Ai nuk ka treguar nëse Jahjaga do tu bëjë ftesë liderëve partiakë për një takim të përbashkët.

FIDANISHTJA

“Ka një thirrje edhe personale edhe publike të presidentes Jahjaga për liderët e partive politike parlamentare që të ulen në një takim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të mosmarrëveshjeve dhe të arritjes së një pajtimi për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përfshirëse në vend”.

“Kjo situatë tashmë ka filluar të rrezikojë mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe proceset të ndërlidhura me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Është me interes që zgjidhja të gjendet nga liderët sa më shpejtë, dhe nëse ata nuk shohin asnjë alternativë tjetër, e nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet, atëherë duhet parë mundësinë që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu.

I pyetur për një takim të përbashkët mes liderëve të Bllokut dhe PDK-së, me ndërmjetësimin e Presidentes Jahjaga, që ishte raportuar në media se mund të ndodh sot( e premte) ose të martën e ardhshme, Vllahiu ka thënë se në agjenden e Presidentes nuk ka pasur paralajmërim të tillë.

“Nuk ka pasur asnjë paralajmërim të mëhershëm për një takim të cilit ju i referoheni”, ka thënë Vllahiu për lajmi.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.