Eko Higjiena

Presidentja shuplakë Bllokut – ua refuzon kërkesën

/ 3 minuta lexim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që t’ua refuzojë kërkesën Bllokut të partive opozitare për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me sqarimin e Aktgjykimit të fundit të këtij institucioni. Te njejtin qendrim, Presidentja mori edhe sa i perket po te njejtes kerkese kur i erdh nga minoritetet joserbe.
Në këtë vendim Presidentja Jahjaga ka treguar se nuk do ti drejtohet Kushtetuese për interpretim te nenit 127. Ajo ka thënë se është detyrë e liderëve të partive politike dhedeputetëve të Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme.

Jahjaga po ashtu përmes këtij vendim i ka ftuar përsëri në takime liderët e partive politike. Ajo ka thënë se keto takime është mirë të mbahen në zyrën e presidentes dheqëllimi i takimit do të jetë gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky është vendimi i plotë e Presidentes Jahjaga:

Kam pranuar kërkesën tuaj të protokolluar me numrin 802 të datës 23 tetor 2014, me të cilin kërkoi që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetutës për të sqaruar çështje të aktvendimit të saj nr. KO 119/14

Eco Higjiena

Duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë përsysh rolinkushtetutës të Presidentes si faktor i unitetit të popullit, vlerësoj kërkesën tuaj, por besoj se është detyrë, obligim dhe përgjegjësi e të gjithë liderëve të partive politike parlamentare, si deputetë të zgjedhur të Kuvendit dhe si qytetarë të Republikës së Kosovës të punoni së bashku për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme.

Zgjidhja duhet të gjendet brenda parimeve të përcaktuara, për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të punojë në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe që do të përmbushnin edhe pritjet e qytetarëve të vendit dhe gjithashtu edhe obligimet karshi bashkësisë ndërkombëtare.

Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentar te pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes. Qëllimi i takimit do të jetë gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mbes e gatshme të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentardo të gjejnë zgjidhje për impasin e krijuar.