Uji Dea

Presidentja shkarkon Malokun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja Atifete Jahjaga e ka shkarkuar Fadil Malokun nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime të Express kanë konfirmuar se zyrtarizimi i vendimit do të bëhet brenda kësaj jave.

“Vetëm ka mbetur zyrtarizimi i vendimit për shkarkimin e Fadil Malokut nga pozita e anëtarit të KQZ’së”, ka thënë një zyrtar i Presidencës për Express.

Kërkesa për shkarkimin e Malokut nga pozita e anëtarit të KQZ’së ka ardhur nga Aleanca Kosova e Re, e cila është ankuar se anëtari i tyre nuk e ka mbrojtur interesin e partisë në institucionin që i organizon zgjedhjet.

KKVITI

Në anën tjetër, Fadil Maloku ka thënë se shkarkimi i tij po bëhet me qëllim që të disiplinohet KQZ’së para se të merret vendimi për heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet e zgjedhjeve komunale.

Kjo, sipas tij, do të ndodh për shkak se Kryesuesja e KQZ’së, Valdete Daka është marrë vesh në Bruksel që si kompromis për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje të hiqet logoja e Republikës nga fletëvotimet.

Sidoqoftë, Maloku ka thënë se shkarkimi i tij në këtë kohë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, pasi asnjë anëtar i KQZ’së nuk mund të shkarkohet tre muaj para dhe tre pas zgjedhjeve.

AKR ka propozuar për anëtar të ri të KQZ’së juristen Arbërie Negavci./express/