Eko Higjiena

Presidentja s’fal për Vit të Ri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, as sivjet për Vit të Ri, nuk do ta falë apo t’ia zbresë vitet e vuajtjes së dënimit ndonjë të burgosuri. Jahjaga nuk e ka shfrytëzuar as sivjet mandatin e saj në pajtim me nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës i cili jep të drejtë të shpallë falje individuale në pajtim me ligjin. Por këtë të drejtë ajo do ta bëjë në përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës, siç ka bërë edhe në dy vitet e kaluara.

“Presidentja e Republikës së Kosovës që prej dy vitesh ka vendosur praktikën e faljes në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. Kjo praktikë do të të zbatohet edhe në vitin 2014, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e parapara edhe me ligj edhe me akte të tjera nënligjore që e rregullojnë institutin e faljes, si një e drejtë ekskluzive e Presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga.

ARKATANA

Si duket edhe të burgosurit tash janë mësuar me këtë traditë të Presidentes. Shemsi Hajrizi, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës thotë se nuk kanë kërkuar që të përpilojnë ndonjë listë për këtë qëllim pasi Presidentja Jahjaga nuk ka shpallur ndonjë dekret për falje…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.