United Hospital

Presidentja sërish në skenë, të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ndaj padisë së PDK-së, duket se vetëm sa do të shtojë paqartësinë dhe do ta zgjasë ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi. PDK ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri Isa Mustafa. Në lëndën e saj, kjo parti i kërkon Gjykatës që të sqarojë nëse ishte i ligjshëm zëvendësimi i kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, si dhe vetë zgjedhja e Mustafës.

Një burim i besueshme i Gazetës Express brenda Gjykatës Kushtetuese (por jo gjykatës) thotë se gjykatësit do të hedhin poshtë zëvendësimin e zonjës Brovina dhe me këtë i kthejnë procedurat në pikën zero.

“Kështu, ata nuk deklarojnë asgjë për zgjedhjen e Mustafës”, tha ai burim.

FIDANISHTJA

Kështu, situata do të kthehet në fillim, bashkë me paqartësitë se cili është grupi më i madh parlamentar dhe se kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit.

Këtë situatë e parashikoi edhe juristi Dastid Pallaska, i cili mbrëmë në RTK tha se në këtë situatë duhet të ndërhyrë Presidentja, e cila, sipas tij, duhet të dërgojë sërish pyetje në Gjykatë rreth asaj se cili është grupi më i madh parlamentar. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.