Presidentja pret sinjalin e Kushtetueses

/ 2 minuta lexim

“Në momentin kur të vijë tek ne, nuk është relevante se a ka shkuar në Kushtetuese apo jo, përveç nëse ne marrim një letër prej Gjykatës Kushtetuese, që thote se duhet të ndërpriten procedurat, derisa gjykata të marrë vendimin”.

Presidentja Atifete Jahjaga do të ndjekë procedurë të zakontë edhe sa i takon procesit të shpalljes së Ligjit për amnistri, kushtetutshmëria e të cilit është kontestuar një ditë më parënga një grup deputetësh. Di ta oezylloj procedurën vetëm nëse Gjykata Kushtetuese ia kërkon në mënyrë të shkruar.

Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes Atifete Jahjafa, ka thënë se ligji do të vazhdojë procedimin, pavarësisht se deputetët e kanë bëtë lëndë në kushtetuese.

Mobi Casa

“Në momentin që ligji vjen te ne, ne i kemi tete ditë për të vendosur në ndonjërën nga tri këto mënyra: për ta nënshkruar, për t’ia kthyer Kuvendit ose për të mos e nënshkruar. Nëse presidentja nuk e nënshkruan, prap ai hyn në fuqi kur të publikohet në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Tahiri për gazetën Koha Ditore.

Ligji për ministri ka kaluar të premtën në tryezën e presidentes Jahjaga. Mënyra se si është proceduar ka lënë dilemën nëse kreu i shtetit brenda tetë ditësh do të mudn të shpallë ose jo këtë ligj që ka derivuar nga marrëveshja e 19 prillit Kosovë- Serbi, shkaku që të njejtën ditë është kontestuar kushtetutshmëria e përmbajtjes së tij nga deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nga ata të Lëvizjes për Bashkim dhe nga deputeti i pavarur Emin Gërbeshi.

Bazuar në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, një ligj apo vendim i miratuar nga ana e Kuvendit i dërgohet presidentit të Republikës për shpallje pas mbarimit të afatit prej tetë ditësh, sa deputetët kanë mundësi ta kontestojnë pranë Kushtetueses.