“Presidentja po e luan rolin e saj në parandalimin e migrimit”
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, është duke e dhënë kontributin e saj në parandalimin e migrimit të qytetarëve të Kosovës konfrom rolit të saj kushtetues të unitetit të popullit dhe të bashkërendimit të veprimeve me institucionet e tjera.
Kështu ka thënë për Epokën e Re, Arbër Vllahiu , këshilltar politik i presidentës Jahjaga duke iu përgjigjur kërkesës së kryetarit të Shoqatës për Kthimin e shjqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta.
Ndryshe Jahjaga ka disa javë që ka filluar vizitat e saja në cilësinë e presidentes në shumë qytete të Kosovës me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal.


