ARKATANA

Presidentja paralajmëron pasoja nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të korrikut, juristët kërkojnë më shumë qartësi

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë sqarimin e saj në lidhje me votimin e fshehtë, për të cilin thotë se është i lejuar vetëm se duhet të merret miratimi i deputetëve. Ndërkaq, LDK ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese “ligjshmërinë” e seancave pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përkundër që është vetë juriste, në ekipin e saj ka edhe njohës të kësaj fushe, të cilët e konsultojnë për gjithçka.

Me ta, presidentja Vjosa Osmani tha se është konsultuar edhe rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke ardhur në një përfundim.

“Votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të ketë vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të”, ka thënë Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Ajo është e bindur se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të korrikut, do të ketë pasoja, pavarësisht se ato nuk sqarohen në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë jam e bindur se Gjykata Kushtetuese do të sqarojë se cilat janë ato pasoja. Për çka, nëse nuk ka nevojë t’i drejtohemi, do të thotë që veç është konstituar Kuvendi, por në qoftë se nuk konstituohet afër afatit 30-ditësh, atëherë ne do të detyrohemi të kërkojmë këtë sqarim nga Gjykata”, ka thënë Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Por, Kushtetuesja tashmë ka pranuar dy lëndë të reja lidhur me seancën konstituive.

Një ditë më herët asaj i është drejtuar PDK-ja, kurse këtë të premte lëndë ka dorëzuar edhe LDK-ja.

ARKATANA

Këta të fundit i janë drejtuar me pyetje kësaj gjykate lidhur me çështjen e Komisionit për votimin e fshehtë për të parin e Kuvendit.

“Në vlerësimin tonë, vazhdimi i seancave konstituive nga kryesuesi i seancës është duke u bërë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe me konstatimet e nxjerra në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne iu drejtuam Kushtetueses që të sqarohen në mënyrë shteruese të gjitha normat kushtetuese dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit”, ka thënë Shkëmb Manaj, LDK.

Megjithatë, Gjykata ka kohë 60 ditë që t’i trajtojë këto lëndë, ku kanë mbetur edhe afro 20 ditë afat për konstituim të Kuvendit, të cilin e caktoi vetë kjo gjykatë, e që i bie se mund të tejkalohet ky afat deri të përfundojë shqyrtimi i dy lëndëve të reja.

Manaj tha që shpreson që Gjykata të jap sa më shpejt përgjigje.

Kurse avokati Ardian Bajraktari thotë se beson që Kushtetuesja do japë një vendim brenda këtij afati.

“Vlen të theksohet që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do duhej të ishte më i qartë, në raport veçmas me procedurat. Prandaj vlerësoj që këto qartësi do mund të jepeshin sa më parë nga Gjykata Kushtetuese, pasi që do të ndihmonte në kalimin e kësaj situate”, ka thënë Ardian Bajraktari, Avokat.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli aktgjykimin e saj, pas kërkesës së dorëzuar nga AAK-ja./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.