FITORJA

Presidentja pa legjitimitet!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të qëndrojë në kolltukun e të parës së vendit gjatë tërë mandatit, por ajo asnjë moment nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk ka legjitimitet, shkruan gazeta Zëri.

Ish-policja që në krye të shtetit ka ardhur duke “dalë” nga zarfi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, do të duhej ta respektonte marrëveshjen politike mes liderëve Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, në të kundërtën, ajo përherë do të cilësohet si person që ka tradhtuar klasën politike në vend, vlerësojnë analistët politikë për “Zëri”.

Uji Dea

Madje, në këtë formë, sipas tyre, ajo do ta shkelë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila në vete përmban marrëveshjen e tre liderëve, e gjithashtu do të veprojë kundër fjalimit të saj të parë para ligjvënësve kosovarë, ku Jahjaga pati deklaruar se do ta respektojë marrëveshjen e treshes politike.

Vetëm një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë lajmin se Jahjaga ka mandat të plotë, përkatësisht deri në vitin 2016, analistët politikë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile thonë se Jahjaga megjithatë duhet ta ketë parasysh formën se si është zgjedhur, si ka ardhur në pozitën që e ka, dhe obligimin që e ka në raport me mandatin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.