FIDANISHTJA

Presidentja Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin e saj, Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.

Mobi Casa

“Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë!

Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor”, ka theksuar presidentja Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.