GRANDEMALL

Presidentja Osmani u kërkoi Palmerit e Lajçakut njohje të ndërsjellë, si dhe vaksina falas nga SHBA’ja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja Vjosa Osmani, përgjatë takimit që mbajti me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Matthew Palmer dhe të dërguarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kërkoi nga këta dy të fundit që dialogu mes dy palëve të ketë njohje të ndërsjellë.

“Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces”, thuhet në komunikatën e presidencës drejtuar medieve, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, e para e vendit kërkoi nga SHBA’të ndarje të vaksinave për Kosovën.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani takohet me Palmer dhe Lajčák

Fundamenti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.

Në takim me ta, Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqëndruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore të institucioneve të vendit.

Ajo po kështu i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në për përkrahjen që u kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të do të ndajnë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme,” nënvizoi Presidentja Osmani . Z. Palmer dhe z. Lajčák, nga ana e tyre, e ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.