KKVITI

Presidentja Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk mund të flasin për dialog me Serbinë, përderisa në Kosovë po vdesin njerëzit nga mungesa e vaksinave, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Osmani i ka bërë sot pas takimit që ka pasur me ambasadorin belg në vend, Jean-Louis Servais.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Hidromorava

Në ndërkohë ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur dhe ende s’ka një datë për rinisjen e tij. Nga BE dhe Washingtoni bëjn thirrje që të vazhdohen negocaitat pa vonesa.

Dialogun me Serbinë nuk e konsideron si prioritet kryesor as kryeministri Albin Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.