RCCOLA

Presidentja Osmani në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ishte sot në kampin amerikan Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet kolonel Matthew O. Dinenna dhe Terry A. Saul.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërkaq e para e shtetit theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë.

Uji Dea

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, shkruan ajo. /Telegrafi/