ARKATANA

Presidentja Osmani: Kosova e përkushtuar në parandalimin e ekstremizmit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Me ftesë të presidentit të Nigerit, Mohamed Bazoum dhe presidentit të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, në të cilën ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm dhe në funksion të mbrojtjes së atyre që rrezikohen nga grupe e dhunshme ekstremiste dhe organizata terroriste.

Në këtë Konferencë, Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin.

FITORJA

Sipas Osmanit, në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet qëndruar bashkërisht.

“Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërive tona”, ka theksuar presidentja e vendit, duke shtuar se vendosmëria dhe këmbëngulja janë rruga jonë përpara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.