GRANDEMALL

Presidentja Osmani: Ka stabilitet politik, nuk pres të ketë zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Pejë tha sot se vendi ka stabilitet politik dhe nuk pret që të ketë zgjedhje të reja.

Osmani këto komente i bëri gjatë një konference në Pejë, pas takimit me kryetarin Gazmend Muhaxhiri, ndërsa u pyet se cili është qëndrimi i saj pasi ka zëra që Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve qendrore.

“…Nuk i kam dëgjuar zërat e tillë. Ndoshta sepse shoh një stabilitet politik në vend, i cili dëshmohet dhe në numrat e Kuvendit të Kosovës por edhe në projektet afatgjate të Qeverisë… Shoh partneritet shumë të mirë të shteteve mike të Kosovës… Kur i shoh të gjitha këto elemente nuk shoh diçka të tillë. Jemi të përkushtuar që ta paraqesim Kosovën e cila ofron stabilitet politike që kërkojnë investitorët”.

FITORJA

Ajo po ashtu ka thënë se përgjatë këtij viti si presidente, në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike.

“Për gjatë këtij viti të parë të mandatit tim, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë. Ashtu siç kam raportuar me informata të sakta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në tetor të vitit të kaluar në Kosovë, numri i incidenteve ndëretnike në Kosovë, ka rënë në 0.03 për qind. Është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero. Askush mos të ngutet të bëj kualifikime që nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton dhe imazhin tonë”, është shprehur presidentja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.