FITORJA

Presidentja Osmani ia kërkon njohjen shefit të diplomacisë helene

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, shkruan Gazeta Express.

Osmani në takim me ministrin grek deklaroi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit.

“Sot prita ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë @NikosDendias dhe përsërita se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Greqisë do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit tonë dhe për paqen e qëndrueshme. Pres që të forcojmë edhe më tej lidhjet dypalëshe në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në një postim në “Twitter”.

Detaje për takimin mes Osmanit dhe ministrit të jashtëm grek kanë dhënë edhe nga Presidenca.

Uji Dea

Në një njoftim për media thuhet se presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Poashtu në njoftim thuhet se Osmani ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.