FITORJA

Presidentja Osmani i reagon Vulinit për Reçakun: Mund të bëni filma, por shteti serb deshi të na shfaros

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të politikanit serb, Aleksander Vulin, rreth masakrës së Reçakut.

Osmani ka thënë se përpjekja e Vulinit si një ish-zëdhënës i gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, për të ndryshuar faktet historike është e pamundur dhe e paarritshme, shkruan Gazeta Express.

“Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

“Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, theksohet tutje në reagim.

Shefja e shtetit ka shtuar tutje se përpjekjet e tilla të Serbisë janë vazhdimësi i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Osmani thotë se mohimi i fakteve të luftës dhe rehabilitimi i kriminelëvë të luftës është përsëritje e krimit.

GRANDEMALL

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në reagim.

Tutje presidentja Osmani thotë se ajo çfarë ka ndodhur në Reçak është më e fuqishme se çdo propagandë e Vulinit dhe e atyre që mendojnë njejtë si ai.

Presidentja shton se Serbia mund të realizojë filma, por në Reçak ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë.

E para e shtetit thotë se ka qenë pikërisht ngjarjet në Reçak dhe masakrat e tjera, ato që kanë nxitur ndërhyrjen e NATO-së për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, përfundon reagimi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.