ARKATANA

Presidentja Osmani godet BE-në pasi kritikoi “Vettingun” e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Eco Higjiena

Osmani ka thënë se nuk pajtohet edhe me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit së procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

“Edhe ky konstatim është i gabuar, sepse mekanizmat ekzistues janë këtu dhe s’kanë realizuar efektiv. Për këto BE-ja vetë ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj Vettingu jo që është i rëndësishëm por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarte. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka thënë Osmani./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.