FITORJA

Presidentja në “The Telegraph”: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se mercenarët e grupit famëkeq “Wagner” po punojnë me paramilitarët serbë për të futur në Kosovë armë dhe uniforma të pashënuara, trasnmeton Gazeta Express.

Siç shkruan gazeta britanike, Presidentja Osmani ka thënë se ky operacion sekret është bërë për të hedhur bazat për një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia për të rrëmbyer një pjesë të territorit të Kosovës.

“Ata sjellin armë dhe uniforma por ata s’janë formalisht pjesë e ushtrisë së Serbisë. Serbia dëshiron që të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, ka thënë presidentja Osmani për The Telegraph, transmeton Express.

Sipas shefes së shtetit, qëllimi i Serbisë është që “të përgatis një situatë për një aneksim të mundshëm- jo përmes një operacion tradicional ushtarak por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Presidentja Osmani në këtë intervistë për gazetën britanike ka thënë se ka prova të qarta që grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar një gjë të tillë bashkë me pjesëtarët e Wagner.

Eco Higjiena

Ndërkohë thotë se sa ka pasur pjesëtar të Wagner në kufi apo brenda territorit të Kosovës, kjo është çështje që ende po hetohet.

“Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet.”, ka thënë presidentja, shkruan Express.

Ajo ka thënë se synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në 2014, është e njëjtë, është i njëjti libër lojërash. Fillimisht ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijonte lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe më pas dërgoi në këto grupe paraushtarake”, ka shtuar tutje shefja e shtetit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.