GRANDEMALL

Presidentja mund të nisë procedurat për mandatarin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Asnjë dispozitë kushtetuese apo ligjore nuk e ndalon presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, që të fillojë procedurat për emërimin e mandatarit të Qeverisë, kanë thënë analistët.

Duke parë ngërçin politik, ku krijimi i institucioneve të reja ka ngelur tek konstituimi i organeve të Kuvendit, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për “Kohën Ditore” se ligjërisht ekziston mundësia që Kuvendi të vazhdojë së funksionuari me kryesues të përkohshëm, ndërsa presidentja të nisë procedurat për krijimin e Qeverisë. Sipas Dolit, Kuvendi mund të ushtrojë mandatin përfaqësues, por jo edhe atë legjislativ, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se Kuvendi nuk mund të ushtrojë funksionin e tij legjislativ para se të konstituohet. Kurse me rastin e zgjedhjes së Qeverisë dhe emërimet të cilat i bën Kuvendi, lidhen kryesisht me rolin përfaqësues që Kuvendi i Kosovës ka. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pikërisht ka lënë të lirë mundësinë që Kuvendi duke u bazuar në funksionin e tij përfaqësues të fillojë dhe iniciojë procedurat për zgjedhjen dhe emërimin e Qeverisë”, ka thënë Doli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.