UBT

Presidentja kritikohet rëndë nga opozita

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Me gjithë kundërshtimet e forta të opozitës e shoqërisë civile, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dekretoi dy gjyqtaret për në Gjykatën Kushtetuese.

Selvete Gërxhaliu, ish-kandidate e LDK-së për deputete dhe Gresa Caka – Nimani të mërkurën morën miratimin e Jahjagës dhe një veprim i tillë ktheu edhe një herë kritikat drejt saj.

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se presidentja po e përfundon mandatin e saj, duke qenë në tërësi në shërbim të partive në pushtet.

Derisa sekretari i Nismës për Kosovën, përmes një shkrimi dërguar medieve, ka thënë se ky është një mesazh i keq, që përmes dekretimit të tyre, e përcolli presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai seancën ku ishin zgjedhur kandidatet për Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur të improvizuar.

UBT

Sherifi ka thënë se një gjë e tillë ndodh kur kundërshtimet që vijnë për veprime të tilla janë, siç është shprehur ai, të ‘civilizuara’.

“Për ata që ishin dhe vazhdojnë të jenë kritikë ndaj formave të veprimit të opozitës në Kuvend kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit, sot mund t’ju them vetëm një gjë, ja shiheni rezultatin e kundërshtimeve vetëm me mjete të ‘civilizuara’. Ky do të ishte edhe fati i kundërshtimit të ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit, po të mos i kombinonim format e veprimit. Heshtje disa ditore apo javore dhe në fund sërish veprime ashtu siç duan vet ata”, ka shkruar Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nismës për Kosovën.

Përveç shoqërisë civile dhe opozitës, kundër dekretimit të kandidatëve me të kaluar në subjekte politike kishin dalë edhe ambasadorë të huaj, sikur ai i Britanisë së Madhe, Ruairi Oconell.

Gresa Caka – Nimani dhe Selvete Gërxhaliu ishin propozuar nga kuvendi më 30 nëntor, derisa presidentja Jahjaga, në prani edhe të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, pas pikërisht një muaji, e dekretoi emërimin e tyre.

http://koha.net/?id=27&l=91613