United Hospital

Presidentja kërkon të kryhen procedurat ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se me këtë aktgjykim është bërë një hap drejt përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të frymës së Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të tij.

Mobi Casa

Presidentja Jahjaga, e cila udhëheq koordinimin ndërinstitucional për themelimin e Gjykatës Speciale në përputhje me marrëveshjen e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, theksoi se veprimi i ardhshëm është përmbyllja sa më e shpejtë e diskutimeve rreth ligjit që rregullon gjykatën dhe që mundëson përgatitjen e pakos legjislative, e cila do të votohet në Kuvend.

Presidentja Jahjaga bëri thirrje për një konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror për përmbushjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare përmes krijimit të bazës ligjore për Gjykatën e cila do të adresojë akuzat e dalë nga raporti i Këshillit të Evropës dhe që assesi nuk do të gjykojë përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi. Ajo theksoi se Kosova duhet ta demonstrojë përkushtimin e saj për të përmbyllur këtë kapitull të rëndë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.